Shkodra tronditet nga vrasja e një 23-vjeçari
Policia njofton se viktima i quajtur Elton Vukatana është qëlluar për vdekje rreth orës 14:00 në hyrje të pallatit të tij në lagjen “Qafë Hardhi”. Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet që mund të cojnë në zbardhjen e autorit dhe shkaqeve të ngjarjes.