E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, nesër stërvitja e përbashkët KFOR-EULEX

Bëhet e ditur se qëllimi i stërvitjes që do të zhvillohet në Kampin e Vrellës, është forcimi i bashkëpunimit mes EULEX-it dhe KFOR-it në mënyrë që të trajnohen procedurat standarde operative dhe është pjesë e ciklit trajnues të planifikuar me qëllim rritjen e ndërveprimit dhe aftësive të KFOR-it.

“KFOR-i dhe EULEX-i, së bashku me institucionet e tjera në Kosovë dhe ato Civile Ndërkombëtare të pranishme, kanë për qëllim stabilitetin dhe paqen bazuar në mandatet e tyre përkatëse. Koordinimi i afërt është një çelës drejt suksesit”, thuhet në njoftimin e zyrës për marrëdhënie me media të KFOR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›