E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti pret komesarin e lartë të OSBE-së Vollebaek

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimet politike dhe ecurinë e proceseve në prag të shpalljes së Raportit nga  Këshilli i Evropës për përparimet e Maqedonisë.

Kryetari Ahmeti shprehu mendimin tije se raporti për Maqedoninë do të jetë pozitiv dhe me sugjerime  korrekte  me qëllim të tejkalimit dhe përmirësimit te dobësive në drejtim te implementimit të plotë të Marrëveshjes se Ohrit,  reformat në gjyqësi, marrëdhëniet me fqinjët në këtë rast çështja e kontestit te emrit me Greqinë dhe vonesa e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, raporte të mira ndëretnike, thellimi i reformave në gjyqësi  etj.

Komesari Vollebaek falënderoi kryetarin Ahmeti per rolin e tij pozitiv në drejtim të avancimit të marrëdhënieve ndëretnike si kusht i domosdoshëm për funksionim të shoqërive multietnike. Në kontest të kësaj bashkëbiseduesit ndanë mendimin se gjuha, arsimi dhe kultura duhet të shërbejnë për afrim e jo ndarje në mes të komuniteteve. 

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›