Maqedoni, BDI mohon zërat për përçarje
SHKUP-Partia e Ali Ahmetit që është në qeveri në Maqedoni që prej pothuajse tre muajsh, ka pranuar se në mesin e saj ka mendime dhe pikëpamje të ndryshme, por jo përcarje.
Mediat kanë cituar deputetin e BDI-së, Xhevat Ademin, i cili është një nga figurat e larta të partisë, që të akuzojë ministrat nga radhët e partisë së tij se nuk janë duke kryer siç duhet detyrat e tyre. Sic bën të ditur BBC, pas këtyre deklaratave, pati njoftime se Ademi do largohet edhe nga radhët e partisë.
Këto zhvillimeve dhanë spunton që deputetë dhe anëtarë të qeverisë nga radhët e partisë së Ali Ahmeti, të zhvillonin një takim ku të diskutoheshin gjerësisht këto cështje.
Po sipas BBC, deputeti Tahir Hani nuk pranoi se takimi është zhvilluar pas përplasjeve ndërpartiake, por thotë se ai kishte si qëllim që të ndërlidhë veprimet e përfaqësuesve të partisë së tij në ekzekutiv dhe në kuvend.
Ne takim grupi parlamentar i BDI-së hodhi një inisiativën që, minimumi një herë në dy javë, të zhvillohet një takim qe te sheshoje mosmarrveshjet para se ato te behen publike.
(d.b/BalkanWeb)