Malajzia njeh Kosovën, Serbia dëbon ambasadorin
Menjëherë pas njohjes së Kosovës, Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dërguar një kërkesë ambasadorit të Malajzisë në Beograd ku thuhet se duhet të largohet nga Serbia. Vendimi i Qeverisë Serbe është marrë pasi Malajzia ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ambasadori Sho duhet të largohet nga Serbia brenda 48 orëve.
BEOGRAD- Ministria e Jashtme e Serbisë i ka kërkuar ambasadorit të Malajzisë në Beograd Ching Hong Shou, largimin nga Serbia. Nëpërmjet një komunikate zyrtare bëhet e ditur se vendimi i Beogradit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Malajzia. Gjithashtu në komunikatë thuhet se ambasadori duhet të largohet nga Serbia për 48 orë pas marries së kërkesës serbe. Vendimi për largimin e ambasadorit vjen pasi qeveria e Malajzisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, shpallur me 17 shkurt të këtij viti. Shefi i Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, Mustafa Mansor, i dorëzoi ministrit të jashtëm kosovar, Skënder Hsyeni letrën e homologut të tij malajzian përmes së cilës konfirmon njohjen e shtetit të të Kosovës. Ministri Hyseni ka falenderuar shefin e zyrës së Malejzisë dhe është shprehur se pret qe të ketë edhe njohje nga vendet të tjera. Me njohjen nga Malajzia, Republika e Kosovës është njohur nga 52 vende të botës. (a.r/news24/balkanweb)