E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, Fuere: Reformat, duam progres

 

SHKUP-Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere deklaroi sot se Bashkimi Evropian dëshiron që të shohë progres në planin e reformave të ndërmarra nga ana e Maqedonisë.
“Hyrja në BE nuk nënkupton se ditën e ardhshme do të jetë parajsë në vend. Qytetarët dueht të jenë të përgatitur dhe të dinë se cafrë i pret. Duam që të shohim progres në reforma në Maqedoni”, theksoi euroambasadori Fuere.

Ai theksoi se në vitin 2005, Maqedonisë iu dha statusi i vendit kandidat për në BE, si një lloj mirënjohje për punën dhe përparimet e bëra në atë kohë.
”Ne jemi këtu për të këshilluar Qeverinë, ndërsa ajo sjell vendime dhe i zbaton ato”, deklaroi ambasadori i BE-së, Ervan Fuere në Infoqendrën e BE-së në Shkup.

Euroambasadori nënvizoi se të gjitha mangësitë nga raporti i nëntorit i BE-s, Qeveria do t’i pranojë dhe pozitivisht do t`i shfrytëzojë.

Lidhur me çështjen e kontestit të emrit të shtetit me Greqinë, Fuere deklaroi se dy vendet e përfshira në këtë kontest duhet të punojnë bashkarisht dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme për të ecur përpara.
(d.b/INA/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›