Gjirokastër, nis fushata e vaksinimit kundër brucelozës
GJIROKASTER - Pas situatës alarmante në qarkun e Gjirokastrës, ku janë evidentuar vatra të reja me brucelozë, Ministria e Bujqësisë ka çelur fushatën e vaksinimit kundër kësaj sëmundje.
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka pohuar se tashmë kjo iniciativë do të operohet në bazë të standardeve europiane, duke pranuar në të njëjtën kohë që vatra të brucelozës janë ende të theksuara.
Vetëm në komunën e Dropullit të sipërm janë 35 persona të prekur nga bruceloza. Fushata e vaksinimit do të përfshijë gjithë veterinerët, të cilët tashmë kanë bërë trajnimin përkatës mbi këtë proces. Në të gjithë vendin do të vaksinohen mbi 2.5 milionë bagëti të imta.
(er.nu/news24/BalkanWeb)