Mbretëresha e Jordanisë, kohë për familjen, heq dorë nga udhëtimet
JORDANI- Mbretëresha Rania e Jordanisë, së bashku me bashkëshortin e saj është fotografuar duke përkëdhelur fëmijët. Të vegjlit ua kthejnë, Hussein më i madhi, vajzat Iman e Salma, deri tek më i vogli Hashem. Të gjithë janë të dashuruar me mami Ranian.
Këtë gjë e tregojnë këto foto të shkëputura nga albumi privat i sovranes së bukur arabe, e cila kohët e fundit e ka lënë veten shumë pak të fotografohet.
Me sa duket mbretëresha e bukur po i dedikohet vetëm familjes dhe vendit të saj, duke lënë pas udhëtimet nëpër botë, e rolin e ambasadores.
Dhe e gjitha kjo sipas mediave botërore ka ardhur pas letrës që fiset beduine i kanë shkruar mbretit Abdullah, për të ndaluar mbretëreshën të udhëtojë lirshëm dhe në luks.
(ma.ar/BalkanWeb)