Kroacia pranon propozimin e Rehnit për kufirin
Zagreb - Kroacia pranon përfundimisht pa amendamente dhe ndryshime propozimin e Oli Rehnit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kufirit me Slloveninë. Ministria kroate e Punëve të Jashtme njofton se dëshiron t’i japë fund bllokadës sllovene për negociatat e Zagrebit për anëtarësimin në BE, duke pranuar propozimin e komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç njofton Rehnin dhe ministrat e vendeve anëtare të BE-së se Zagrebi e pranon propozimin final të komisionarit, dhe se kontrata e shkruar do të dërgohet nesër në parlament. Vendimi u mor të hënën në takimin e presidentit kroat Stipe Mesiç me kryeministrin, Ivo Sanader, dhe kryetarin e parlamentit, Luka Bebiç.