Berisha: Arsimi, prioritet
Durrës -Kryeministri Sali Berisha siguroi të mërkurën se arsimi do të jetë prioritet i punës së qeverisjes së demokratëve në katër vitet e ardhshme. Deklaratat e kreut të qeverisë u bënë gjatë inaugurimit të shkollës së mesme të bashkuar në Thumanë, një komunë rreth 33 km larg Tiranës, me një investim prej 50 milion lekësh nga buxheti i shtetit. Pasi vizitoi kabinetin e gjuhëve të huaja dhe informatikës në shkollën e re, ku mësojnë 816 nxënës, Kryeministri Berisha vlerësoi standardet e mira dhe kushtet bashkëkohore që ofron kjo shkollë e re.
"Ju përgëzoj për përkushtimin që keni ndaj gjuhës angleze, një gjuhë kaq e domosdoshme për të gjithë qytetarët evropianë dhe qytetarët e botës", iu drejtua Kryeministri nxënësve që mësonin në këtë shkollë. Kreu i Qeverisë vuri në dukje se klasat e kësaj shkolle nuk janë të mbingarkuara me nxënës, por në çdo klasë mësojnë rreth 25 nxënës. Duke e vlerësuar këtë si një standard shumë të mirë, Kryeministri Berisha premtoi se "në 4 vitet që vijnë kjo qeveri do të bëjë çdo gjë për të zhvilluar më tej arsimin në vend".
Shkolla e mesme e bashkuar Thumanë është e pajisur edhe me një laborator informatike, të cilin Kryeministri Berisha e cilësoi si domosdoshmëri. Sipas Kryeministrit, "sot është shndërruar në realitet projekti për pajisjen e të gjitha shkollave në vend me laboratorë informatike, një projekt që 4 vite më parë mendohej të ishte një luks".
"Jam i bindur se lundrimi juaj në internet është i hapi i parë që do të shtrijë librarinë virtuale në të gjitha shkollat e vendit. Ne do të kërkojmë të kemi akses në 11 librari virtuale të vendeve të BE-sëj të cilat kanë mbi 2.2 milionë tituj", u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri përgëzoi nxënësit e vitit të 4-t të kësaj shkolle të cilët ishin pajisur me kartat e reja të identitetit.
"Shumë shpejt ju do të merrni pasaportën biometrike, sepse do të jetë shumë e afërt dita kur ju të lëvizni në gjithë Evropën. Nga një vend me kufi të mbyllur me tela vetëm 20 vite më parë, ne po kalojmë në Evropën pa kufi për shqiptarët dhe kjo është një gjë shumë e madhe që ju e meritoni plotësisht", tha Kryeministri Berisha.