Kroacia sakrifikon festat e fundvitit për shkak të krizës
Qeveria kroate ka vendosur ndalimin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për të gjithë punonjësit e sektorit publik për shkak të krizës financiare globale që është ndjerë fort në ekonominë e vendit. Firmat shtetërore, ashtu si edhe administrata publike janë vënë në dijeni se nuk do të lejohen të prekin fondet e tyre, si për organizimin e festave, ashtu edhe për blerjen e dhuratave tradicionale gjatë këtyre periudhave.
Masa shoqëron një propozim për ngrirjen e pagave në sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm. Kryeministri kroat, Ivo Sanader, tha se nuk kishte vend për panik, por se vendi duhet të tregohej shumë serioz lidhur me çdo shpenzim të tepërt. "Është ky qëllimi për të cilin po ndalojmë blerjen e dhuratave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, ashtu si edhe organizimin e ceremonive për këto dy festa", sqaroi Kryeministri Sanader. "Besoj se me aplikimin e masave të propozuara, do arrijmë të shmangim thellimin e krizës në vitet pasues", shtoi ai.
Qeveria kroate ka premtuar ta balancojë buxhetin në vitin 2009. Në rast se diçka e tillë arrihet vërtet, do të ndodhë për herë të parë që nga çasti i shkëputjes së Kroacisë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991. Kroacia varet në masë shumë të madhe nga të ardhurat prej industrisë së turizmit dhe po vërehet gjithnjë e më fort frika se numri i turistëve do të bjerë në masë të ndjeshme vitin e ardhshëm, për shkak të krizës financiare globale.