Obama falënderon Ilinoisin para dorëheqjes si senator
Siç kishte njoftuar të enjten e javës së shkuar, Presidenti i sapozgjedhur Barak Obama, dje përmbushi detyrën e fundit në cilësinë e senatorit të zgjedhur në shtetin Ilinois. Në një letër të publikuar mëngjesin e djeshëm në "Chicago Sun-Times", dhe në disa të përditshme të tjera të këtij shteti, Presidenti i ri amerikan shihte me vend t‘u drejtonte banorëve "falënderimet më të nxehta".
"Sot po i jap fund një rrugëtimi për të nisur një tjetër", shkruante Obama në letër. "Pasi i shërbeva shtetasve të Ilinoisit në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës - një prej nderimeve dhe privilegjeve më të rëndësishme që më janë dhënë në jetë - po heq dorë nga detyra e senatorit për t‘u përgatitur për përgjegjësitë që do marrë së shpejti për sipër si Presidenti i ardhshëm i kombit".
Obama shkruante se si qe zhvendosur në Ilinois para dy dekadash "si njeri i etur të luante rolin e tij në ndërtimin e një Amerike më të mirë". Vazhdonte: "Në anën jugore të Çikagos, punova me familje që kishin humbur vendet e punës me mbylljen e impianteve lokale të prodhimit të çelikut. Nuk qe aspak e lehtë, por i ngritëm pak nga pak ato lagje, njëri bllok pas tjetrit dhe përgjatë këtij procesi fitova shkollimin më të mirë që kam marrë në jetën time".
Në një pjesë të letrës u përqendrua te njerëzit që kishte takuar gjatë zgjedhjeve për në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës para katër vjetësh. "Arrij ende të kujtoj mjaft mirë atë vajzën nga Sent Ljuisi, e cila kishte aftësitë, shtysën dhe vullnetin për të studiuar në universitet, por jo paratë. Dhe nuk do harroj kurrë fytyrat e punëtorëve të Galesburgut, të cilët shihnin me sy mbylljen e atij kombinati që i kishin kushtuar jetën, ku lexohej frika se me ç‘para do t‘i vizitonin fëmijët pas kësaj, pa punë e pa kursime mënjanë".
Më pas, iu referua Abraham Linkolnit, një tjetër "biri të Ilinoisit, i cili u largua nga ky shtet për në Shtëpinë e Bardhë". Përsëriti ato fjalë që kishte shkruar në kohën e vet Presidenti i madh: "Këtij vendi dhe dashurisë së njerëzve të tij i dedikoj gjithçka". "Sot ndihem njësoj si ai, dhe ashtu si Linkolni, ju lyp mbështetjen, lutjet, ashtu si edhe besimin që gjërat do të shkojnë mirë për të gjithë ne", vazhdonte Obama.
Letra përfundonte me këto fjalë: "Me ndihmën tuaj, bashkë me shërbimin dhe sakrificën e amerikanëve të të gjithë kombit, që kanë uri për ndryshime dhe të gatshëm t‘i bëjnë realitet, kam besimin se gjërat do të shkojnë ashtu siç duhet. Dhe pikërisht me këtë besim, e me shpresat që kam te jetëgjatësia e idesë amerikane, i ofroj njerëzve të shtëpisë sime aq të dashur falënderimet më të nxehta".
Zyra e Barak Obamës në Senat do të mbyllet brenda dy muajve të ardhshëm. Stafi i tij senatorial do t‘i shpenzojë këto kohë në koordinimin e tranzicionit te njeriu që do ta zëvendësojë, si dhe në arkivimin e atij dokumentacioni që do të kalojë në librarinë presidenciale të Obamës.