Mjekët e Sicilisë marrin para edhe për të vdekurit
Sipas mediave italiane, mjekët sicilianë kërkojnë nga shteti para për trajtimin e rreth 50 mijë pacientëve, të cilët gjenden ende në listat e tyre mjekësore, pavarësisht se kanë vdekur prej kohësh. Një hetim i kryer nga policia financiare e vendit fqinj ka zbuluar se në disa raste, janë kërkuar pagesa për trajtimin mjekësor të pacientëve që kanë vdekur që prej 20 vjetësh. Mjekët sicilianë paguhen rreth 38 euro në vit për çdo pacient.
Rezultatet e hetimit treguan se pacientët e vdekur mund t‘u kenë kushtuar taksapaguesve italianë të paktën 14 milionë euro. Megjithëse shifra mund të rritet edhe më tej me thellimin e hetimeve.
Organet mediatike italiane bëjnë me dije se raporti i policisë financiare u është dorëzuar organeve të prokurorisë, e cila duket se nuk ka vendosur ende nëse duhet të nisë procedurat penale. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, nuk është ende e qartë nëse përgjegjësia e manipulimit me pacientët e vdekur bie mbi organet qeverisëse të rajonit, autoritetet vendore, vetë mjekët apo shërbimi shëndetësor në tërësi.
"Është një prej dështimeve të shumta të sistemit tonë", vëren Masimo Ruso, zyrtar rajonal në sektorin e shëndetit publik. "Shumë prej rasteve lulëzojnë prej të cacrave që krijon vetë ligji, por se janë gjithashtu edhe rezultat i organizimit të dobët". Sipas zyrtarit, mjekët mund të mos jenë me të vërtetë në dijeni për vdekjen e një pacienti në rast se diçka të tillë nuk ua raporton askush. Shpjegoi gjithashtu se shumë autoritete, qëllimisht apo jo, shpesh nuk nxitojnë të informojnë shërbimet përkatëse për vdekjen e një pacienti. Ai vërejti se u takonte autoriteteve ligjore të vendosnin nëse e gjitha kjo është vjedhje me paramendim.