E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, policia publikon identikitin e autorit

Policia kroate ka publikuar sot identikitin e te dyshuarit qe ka vendosur eksplozivin tek makina e kryeredaktorit te revistes “Nacional”, Ivo Pukanic, i cili humbi jeten diten e djeshme bashke me nje kolegun e tij.

Nderkohe, policia aludon se vrasja ka lidhje me ekstradimin e gjenerali Zagoreve pak dite me pare nga Austria. Zagoreve ka qene bleresi kryesor i armeve ne kohen kur Kroacia luftonte per pavaresi, nderkohe qe pas vitit 2000 drejtesia kroate e akuzoi ate per kete trafik.

Me pas gjenerali hyri ne konflikt me nje bos te mafias, te lidhur me gazetarin, dhe policia mendon se ne kete rast kemi te bejme me nje larje hesapesh mes eksponenteve te nentokes ne Kroaci.

Tre jave me pare ne Zagreb u vra nje juriste e re, babai i se ciles eshte avokati i gjeneralit Zagoreve. Menjehere me pas kryeministri Sanader nderroi dy ministra, te Drejtesise dhe ate te Brendshem dhe solli eksperte te sigurise per te hetuar.

Kroacia po perpiqet te hape kapitullin mbi drejtesine pas pretendimeve per anetaresimin ne BE dhe ne kete drejtim pritet te behet shume.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›