E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroatët festojnë për Pavarësi

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 11:23

Klubi i basketbollit Zrinjevac është fitues i turneut ndërkombëtar të basketbollit ‘Pavarësia 2011’, i cili u mbajt për nder të trevjetorit të shpalljet së Pavarësisë së Kosovës.

Ekipi kroat, në finalen e mbajtur të enjten mbrëma në Prishtinë, e mposhti përfaqësuesen e Kosovës me rezultat 64:59. Djelmoshat e selektorit Arben Krasniqi kanë luajtur më mirë në pjesën e parë, kurse e dyta u takoi mysafirëve.

Çereku i parë përfundoi me rezultat 16:13 për Kosovën, kurse semafori pas pjesës së parë shënonte 31:25 për mikpritësit. Në 10 minutëshin e tretë, kroatët ishin më të saktë dhe e mbyllën atë me 6 pikë epërsi, 26:20, për rezultatin përfundimtar pas tri periudhave, 51:51. Në periudhën e fundit, kosovarët i lëshoi koncentrimi dhe shënuan vetëm 8 pikë, karshi 13 të udhëtuesve, të cilët fituan me 5 pikë avantazh.

Ndërkohë, të enjten është zhvilluar edhe ndeshja për vend të tretë, ku Liria e Shkupit e ka mposhtur Tiranën e Shqipërisë me rezultat 88:86, pas vazhdimeve. Ndeshja e rregullt ka përfunduar baras, 70:70. Të mërkurën, në gjysmëfinale, e cila u zhvillua në Pejë, Zrinjevac e mposhti Lirinë 65:63, kurse Kosova ishte më e mirë se Tirana, 89:80.

Vlen të përmendet se përfaqësuesi i Kosovës, Samir Shaptahoviç është shpallur MVP (lojtari më i vlefshëm) i turneut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›