E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre derbi për Kupë

Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 11:24

Në fund të këtij muaji do të zhvillohen ndeshjet e së tetës së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Shorti i hedhur të mërkurën në Federatën e Futbollit të Kosovës përcaktoi tri duelet më interesante të këtij rrethi, të cilat do të zhvillohen ndërmjet gjashtë skuadrave të Superligës: KEK-u-Liria, Flamurtari-Drenica e Ferizaj-Ballkani.

Kampioni vjeshtor, Prishtina do të ketë punë të lehtë, pasi do të ballafaqohet me ekipin nga Liga e parë, Artakolli. Çiftet tjera: Ulpiana-Hajvalia 1947, Besa-Lepenci, Gjilani-Trepça ’89 e Vëllaznimi-2 Korriku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›