Kroatët po humbin besimin ndaj BE-së

Kroatët për çdo ditë po humbasin besimin ndaj Bashkimit Evropian (BE), edhe pse vendi i tyre përfundoi negociatat për anëtarësim dhe pritet vetëm pak për t`iu bashkuar familjes evropiane.
Sipas hulumtimit të organizatës joqeveritare "CRK Demoskop", vetëm 62 për qind e kroatëve do të mbështetnin një referendum për të vendosur mbi anëtarësimin ose jo në BE, një shifër që duket tejet e ulët dhe që rrezikon aspiratat evropiane të këtij vendi. Sipas anketës vetëm 56, 7 për qind mbështesin Bashkimin Evropian.
Kundër anëtarësimit në BE janë deklaruar 32,5 për qind e kroatëve. Në këtë anketë të papërcaktuar janë deklaruar 10,8 për qind e kroatëve.
Zhvillimet e fundit në BE, rrezikimi i eurozonës si dhe krizat e paralajmëruara financiare janë faktorët që qytetarët e Kroacisë kanë shprehur mëdyshjet e tyre.