Te pushtojme Portland-in
Vijojnë protestat në Shtetet e Bashkuara , ku protestuesit janë përleshur me forcat policore në qendër të Portland në shtetin Oregon. Me sloganin “të pushtojmë Portlandin” kanë qenë mijëra protestuesit të cilët kanë dalë në rrugët e qytetit. Rreth 15 demonstrues janë arrestuar.
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur për të mbyllur protestat që prej javësh të tëra kanë përfshirë vendin.
Në Portland, autoritetet kanë lajmëruar se kushdo të vazhdon me protesta në vendet publike do të arrestohen. Demonstruesit nga ana tjetër flasin për një protestë paqësore dhe se nuk kanë qenë shkaktar për dhunë apo trazira. K
ryetari i bashkisë së Portland, Sam Adams, ka urdhëruar mbylljen e kampeve të protestuesve me arsyen se "sulme të raportuara në veçanti, janë rritur në zonën përreth kampeve".Të dielën Adams i bëri thirrje protestuesve të lirojnë kampet duke u shprehur se kjo nuk është një lojë.
Sakaq protestat kanë vazhduar dhe në vendet e tjetra . Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se 17 persona janë arrestuar në Denver. Ky është dhe muaji i dytë që prej fillimit të protestave me sloganin të pushtojmë Wall Street .