Kosovë, nesër zhvillohet gjyqi ndaj Limajt

Zhvillohet nesër në Prishtinë procesi gjyqësor ndaje deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.
Ndërkohë pritet që të enjten gjykata të vendosë rreth kërkesave të mbrojtjes për shtyrjen e procesit deri në shkurt të vitit të ardhshëm.
Prokuroria e cila akuzon deputetin Limaj dhe bashkëpunëtorët e tij për krime lufte kundër popullsisë civile dhe krime lufte ndaj të burgosurve të luftës, është mbështetur mbi të dhënat e një dëshmitari të mbrojtur, i cili vrau veten në muajin shtator të këtij viti.