E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik para gjyqit

Andres Behring Breivik autori i masakrës së Norvegjisë përballet sot me trupin gjykues. Autoritetet në Norvegji kanë forcuar masat e sigurisë në mbarë vendin.

Breivik është përgjegjës për vrasjen e 77 personave. Mediat vendase kanë bërë të ditur se sot familjarët e viktimave do të kenë mundësi t’a shohin Breivik të prangosur. Gjatë seancës, gjyqtari do të vendosë nëse Breivik do të qëndrojë në burg deri në gjykimin i tij në pranverë.

Breivik është akuzuar në 22 korrik sulmet që vranë 77 njerëz. Tetë u vranë në një shpërthim bombe në Oslo, 69 të rinj u vranë ne ishullin Utoya, në sulmin me te madh ne Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore.
Breivik përshkruhet nga autoritetet si një ekstremist i krahut të djathtë të krishterë qe urren islamin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›