Barroso Monti te realizoje nje konsensus te nevojshem politik

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso i bëri thirrje sot shefit të ri të qeverisë italiane, Mario Monti të realizojë "një konsensus të nevojshëm politik" për krijimin e ekipit të tij.
"E njoh shumë mirë Montin. Është një personalitet jashtëzakonisht kompetent dhe i aftë për çështjet evropiane dhe gjithashtu një evropian i angazhuar", u tha gazetarëve José Manuel Barroso, gjatë një udhëtimi në Paris.
"Ajo që shpresoj tani është të ketë një konsensus të nevojshëm politik. Nëse do të ketë një konsensus të vërtetë rreth kësaj qeverie të re, shpresoj që të kthehet besimi i investitorëve në Itali", deklaroi ai.
"Në rrethanat aktuale, është e rëndësishme të kemi një qeveri me mbështetje të gjerë. Besoj se kjo ka kuptim", vijoi ai. "Besoj plotësisht në aftësinë e Italisë, një vend që e respektoj shumë, një fuqi e madhe ekonomike, që ka qenë në fakt viktimë e problemve të lidhura me një mungesë besimi, por që mund ta korrigjojë situatën", shtoi ai.
I emëruar të dielën në krye të qeverisë italiane, për të zëvendësuar Silvio Berluskonin, Mario Monti filloi të hënën konsultimet në të gjitha drejtimet për të krijiuar ekipin e tij.