E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronike e zeze e nje fillimviti

Kronika e javes se pare te vitit 2011 eshte vertet e zeze. Nje veshtrim i shpejte ne ditet e para te vitit qe sapo hyri tregon se vdekja ka qene shume e pranishme. Vrasje vetevrasje plagosje zjarre me pasoje jane vetem disa prej ngjarjeve qe kane ndrydhur njerezit e qe kane shkaktuar ankth edhe tek ata qe jane mesuar deri diku me vdekjen.


Shkaqet e vrasjeve pergjithesisht kane qene banale teksa shume prej tyre perfshi edhe plagosjet jane ende te pazbardhura nga policia.


Armet duket se jane nxjerre nga sirtaret dhe me nje fjale goje mund te perfundosh i vdekur. Ne nje permbledhje ne vijim jepen vetem disa prej ngjarjeve qe per shume shqiptare krijojne vetem pasiguri per 51 javet ne vijim te 2011-s.


Korrespondentet e Shekullit pergjate nje jave kane pasqyruar ate cka ka ndodhur ne te gjithe vendin. Nje kronike e hidhur dhe therese.


01 janar
Puke vret vellane


Ne oret e para te vitit te ri 2011 nje ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Gojan i Vogel ne Puke ku 12- vjecari A. Perlleshi ka vrare aksidentalisht me automatik vellane e tij 13- vjecar Gj. Perlleshi. Ngjarja ka ndodhur ne banesen e tyre ku 12- vjecari ka marre automatikun per te qelluar ne ajer pas nderrimit te viteve por gjate shkrehjes ka humbur kontrollin dhe plumbat kane lene te vdekur vellane e tij 13-vjecar Gj.Perlleshi.


Shkoder plagos kusheririn


Shpetim Rexha 30 vjec nga lagjia Liria ne qytetin e Shkodres ka qelluar ne drejtim te nje kusheririt te tij djali i halles duke e plagosur ate. Shkak ka qene nje grindje e castit mes dy kusherinjve si pasoje e te ciles 49-vjecari Besim Sulejmani eshte plagosur me arme zjarri pistolete jashte rrezikut per jeten


02 janar
Lezhe dy te plagosur

Petrit Marku 37 vjec lindur dhe banues ne fshatin Markatomaj te rrethit Lezhe eshte veteqelluar ne koke me arme zjarri. Ne vendngjarje u gjeten dhe u sekuestruan nje pistolete tip TT model 54 me karikator ne te dhe ngrehesi ne pozicion zjarri si dhe nje telefon celular tip Nokia i fikur.


Nje 20-vjecar eshte plagosur me arme ne fshatin Gjorme te Kurbinit. Rreth ores 1530 te dites se diel eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Hamdi Ajazi i datelindjes 1991 me banim ne qytetin Mamurras te rrethit Kurbin. Nga veprimet e para rezulton se autore te kesaj ngjarjeje jane vellezerit Dalmion Dodaj i datelindjes 1986 si edhe Arvanit Dodaj i datelindjes 1992 me banim ne fshatin Gjorme te rrethit Kurbin.


03 janar
Kukes vritet ne lokalin e tij 40-vjecari


Autori i vrasjes eshte Kanan Veseli djali i xhaxhait te ish-kryetarit te komunes Terthore Remzi Veseli. Autori i vrasjes kishte dy dite qe ishte liruar nga burgu. Ka qene i denuar per kanosje me arme armembajtje pa leje dhe prishje te rendit e qetesise publike. Policia Nga hetimet e deritanishme rezulton se vrasja nuk ka te beje me vrasjen e Remzi Veselit. Autori i vrasjes pretendon se viktima e kishte rrahur rreth nje vit e gjysme me pare.


Durres plagosje me arme zjarri


Nje atentat ndodhi ne afersi te nje qendre tregtare te ketij qyteti duke hapur edhe serialin e krimeve te vitit. Plumbat kane goditur nga nje distance prej 2 metrash nga jashte mjetit dhe kane te lene te plagosur 24-vjecarin Ervis Ceka banor i lagjes 14 te Durresit.


04 janar
Vlore asfiksohen nga zjarri dy femije


Rreth ores 10 te paradites ne lagjen 1 Maj te qytetit te Vlores ne vendin e quajtur pallatet e Gorishtit ne nje shtepi perdhese gjeten vdekjen te asfiksuar dy femije 3 dhe 4 vjec te familjes Lelaj. Shkak per ngjarjen ishte lenia ndezur gjate nates e nje kaloriferi nderkohe qe prinderit ishin ne pune



Lushnje i vidhet kasaforta biznesmenit


Persona ende te paidentifikuar nga policia kryen nje vjedhje spektakolare ne shtepine e nje biznesmeni ne erme te Lushnjes. Autoret u vune zjarrin dy makinave para shtepise e ndersa banoret merreshin me shuarjen e flakeve ata vodhen kasaforten brenda se ciles ndodheshin 15 milione leke te reja.


Tirane shperthen nje autoveture


Nje automjet tip BMV shpertheu ne flake ne mbremje ne rrugen Siri Kodra ne kryeqytet pas nje mase elektrike ne baterine e saj. Ky ishte versioni i policise ne lidhje me ngjarjen. Shperthimi ndodhi kur vetura ndodhej e parkuar ne rrugen Siri Kodra ne nje zone ku ndahen territoret e kontrolluara nga komisariatet nr.3 dhe nr.4.


05 janar
Plagoset rende nje punetor ndertimi

Nje aksident i rende ka ndodhur ne qytetin e Fietit ne sektorin e ndertimit. Jovan Drizaku 53 vjec eshte aksidentuar teksa me koleget hidhte beton ne nje shtepi perdhese.

Bulqize lufta per kromin shkakton nje viktime


Perplasjet per zoterim territoresh ne minierat krommbajtese te Bulqizes kane shkaktuar nje te vrare dhe dy te plagosur. Fatkeqesisht viktima ishte nje i pafajshem qe nuk kishte lidhje me dy grupet rivale qe u perplasen me arme.


Korce vritet ne banese nje 37-vjecar


Ka gjetur vdekjen ne banesen e tij shtetasi Marsel Grabocka. Ai eshte vrare me arme zjarri ndersa policia ende nuk ka vene ne pranga autoret. Dyshohet si shkak borxhet pasi Grabocka luante shpesh ne lojerat e fatit duke lene shume te medha ne to.


Tirane perfshihet nga flaket nje banese


Ngjarja ndodhi prane Ambasades Greke ne Rrugen e Kavajes. Nga zjarri nuk pati te demtuar ndersa demet materiale kapin shifra te medha. Zjarri shpertheu rreth ores 1400 ne katin e trete te nderteses e cila ishte pershtatur si papafingo dhe perdorej nga pronari i shtepise.


06 janar
Mallakaster nena e nje femije vetehelmohet


Nje grua vetem 22 vjece i ka dhene fund jetes duke u vetehelmuar. Sipas hetimeve te para shkak per aktin e saj ishte depresioni pas divorcit me bashkeshortin


Durres burri i dehur vret gruan


Ne oret e para te mengjesit Agim Hoxha 53 vjec pas sherrit per ceshtjet financiare ka qelluar me automatik bashkeshorten duke e lene te vdekur. Me pas ka qelluar mbi veten.

Elbasan aksidentohet per vdekje 23-vjecari


Aksidenti u regjistrua ne oret e mbremjes ne vendin e quajtur Ura e Kushes. Nje mjet tip opel me targa te huaja perplasi motorin me te cilin udhetonte Ardian Meta 23 vjec. Ky i fundit gjeti vdekjen ne spital.


Gjirokaster perplas fqinjen teksa shkonte ne shtepi

Nje grua e aksidentuar dhe nje automjet i shkrumbuar nga flaket jane pasojat e nje aksidenti te ndodhur ne qytetin e Gjirokastres. Mujo Selfo ne perpjekje te mos perplaste fqinjen eshte perplasur me murin. Automjeti ka marre flake ndersa gruaja eshte aksidentuar.


Tirane nje i vrare per token me qira


Pleqte perleshen per token e marre me qira nje i vrare dhe nje i arrestuar pas konfliktit te pronesise ne fshatin Yrshek te komunes Kashar te kryeqytetit. Feim Leka 77 vjec nga Fshati Zdrajsh i Librazhdit mbeti i vdekur pasi u godit me thike nga bashkefshatari i tij Isuf Sinani 67 vjec po nga Zdrajshi banues ne Yrshek te Tiranes.

Nje 30-vjecar ka mbetur i plagosur mbremjen e se shtunes ndersa 24 ore me pas policia skishte asnje piste
Sherr me thika ne nje lokal ne Fier

FIER - Nje sherr banal per pak sa i ka marre jeten nje 30-vjecari nga Fieri mbremjen e se shtunes nderkohe qe edhe ne oret e vona te se dieles policia konfirmoi thjesht se nuk kishte asgje te re lidhur me ngjarjen. Gentian Goro 30 vjec eshte qelluar me thike nga nje person i panjohur prej tij nderkohe qe ndodhet i shtruar ne spitalin e Fierit jashte rrezikut per jeten. Vete i demtuari nuk ka ditur te jape asnje shpjegim per ate qe i ka ndodhur teksa ka pohuar se nuk kishte asnje konflikt me ndonje person.


Gentian Goro banues ne lagjen Konferenca e Pezes te Fierit ka qene duke pire kafe ne nje lokal ne vendin e quajtur Sharra ne rrugen kryesore te qytetit. Rreth ores 2130 ndersa ishte ulur i vetem ne nje tavoline te ketij lokali i eshte afruar nje person deri tani i paidentifikuar nga policia i cili i ka kerkuar te ulej ne tavoline me te.


Goro ka pranuar ndersa midis tyre ka filluar nje bisede e zakonshme por qe i ka kaluar normat midis dy personave qe nuk njiheshin me njeri-tjetrin. Ne keto kushte Gentiani i ka thene mikut qe te largohej nga tavolina. Pas kesaj kerkese ai eshte larguar por eshte kthyer pas 30 minutash i shoqeruar nga nje tjeter person i cili sipas Gentianit ishte nje fytyre e njohur.


Dy te ardhurit jane ulur ne tavoline por situata eshte acaruar rishtaz. Papritur personi i sherrit te pare ka nxjerre nje thike dhe ka qelluar Gentianin dy here ne trup. Ky i fundit ka reaguar per tu mbrojtur duke e qelluar kundershtarin. Nuk mbaj mend se me cfare e kam qelluar pohon 30-vjecari fierak. Ata jane larguar me vrap ndersa Goro eshte cuar me urgjence ne spitalin rajonal te Fierit.


Sipas mjekut kirurg Albert Pesha gjendja shendetesore e te plagosurit eshte jashte rrezikut per jeten. Fatmiresisht te dyja goditjet ne trup me thike nuk i kane prekur organet jetesore. Ka dy goditje - shprehet mjeku Pesha - ne te dyja shpatullat por pas nderhyrjes mjekesore ai eshte jashte rrezikut per jeten.


E ndersa i plagosuri me thike po merrte ndihmen e pare te salla e mjekimit te urgjences kane ardhur edhe dy personat e sherrit ku njeri prej tyre kishte qelluar me thike Gentianin. Ishte plagosur dhe kerkonte mjekim thane infermieret e turnit. Pas kesaj ngjarjeje eshte lajmeruar dhe policia e ndersa ajo po vinte agresoret jane larguar me shpejtesi. Deri ne mbremjen e vone te se dieles policia nuk kishte asnje piste per ngjarjen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›