Fitoret e Doktorit

Dy dekada te shenjuara nga emri i ish-mjekut kardiolog. I rrezuar me arme i rikthyer me vote dhe i mbetur ne pushtet pa vota pas pese viteve e gjysem ka nen kontroll te gjithe opoziten institucionet e pavarura kushtetuese drejtesine biznesin dhe median.
Edhe pse curricula kryeministrore eshte e mbushur me gerdece korruptive te pandeshkuar
Dhe fitimtari eshte...Nese do te ekzistonte ndonje lloj cmimi Oscar per politikanet e pamposhtur dhe gjithnje fitues fitimtari do ta kishte emrin Sali Berisha. Jo sepse ka bere hatane apo mrekulline qeverisese si burreshtetas as pse e ka bere ekonomikisht vendin nje tiger ballkanik.
Por vetem per aftesine per te qene njeshi autokrat ne nje republike parlamentare nje lloj sulltani ne nje demokraci pluraliste. Dhe jo afatshkurter por prej dy dekadash me disa mandate njerin 5-vjecar ne vitet 90 te dytin ne katervjeteshin e pare si kryeminister dhe te tretin qe e ka futur ne vitin e dyte.
Rezultati Pas dy dekadash ne politike ai eshte politikani absolut qe kontrollon gjithcka eshte shefi i Ekzekutivit pa te cilin nuk mund te behet asnje pune dhe pa miratimin e tij askush nuk mund te preke nje tulle edhe pse mund te jete autonom nga qeveria eshte menaxheri i te gjitha bizneseve. Dhe ketu eshte merita e tij.
Ka arritur te riktheje kultin e njeshit te jete autokrati me i thekur i shitur si demokrati i flakte ne syte te botes dhe keto funksione ti ushtroje ne vendin ku per 45 vite sundoi diktatura me e eger komuniste dhe ku shqiptaret ishin shtetasit me te skllaveruar te ish-Lindjes Komuniste.
Per 66-vjecarin Berisha ky mund te jete ai status per te cilin ai kishte luftuar qe gjate kohes kur ishte president. Dhe per kete ka luftuar shume qe ta kete. Ne nentor 1994 deshtoi referendumi qe i jepte kompetenca te pakufishme presidentit te vendit me te cilat ai kerkonte qe te qeveriste edhe me tej.
Ne nentor 1998 partia e tij ne opozite ishte kunder miratimit te kushtetutes se re ku roli i presidentit ishte protokollar ku kreu i shtetit eshte simboli i bashkimit te shqiptareve i figures publike qe qendron mbi palet me nje fjale aspak ajo qe kish enderruar Sali Berisha me kushtetuten e vitit 1994.
Por nuk ka pse te lakmoje. Fale nenshtrimit te pushteteve te tjera sot kryeministri Sali Berisha eshte
njeriu me i fuqishem ne vend dhe dy dekadat iken te shenjuara nga emri i ish-mjekut kardiolog. Nese 14 vite me pare u rrezua me arme ai u rikthye me vote dhe mbeti serish ne pushtet edhe pse pa vota sepse nen kembet e tij jane opozita institucionet e pavarura kushtetuese drejtesia biznesi dhe media. Ai eshte i fundmi i mohikaneve ballkanas.
Ishte i brezit te lidereve qe ndoshta sot edhe emri mezi u perdoret si serbi Milloshevic kroati Tuxhmani boshnjaku Izetbegovic apo rumuni Iliesku. Iken edhe lidere te tjere shume me te rinj dhe se ai. Ish-kryeministri kroat Sanader ende eshte ne qeline austriake ndersa ka mbi shpine akuzen per korrupsion dhe eshte i falimentuar publikisht edhe pse prej vitit 2003 udhehoqi vendin i cili eshte ne portat e anetaresimit me BE-ne.
Malazeli Gjukanovic iku me te mire pasi udhehoqi per me teper se nje dhjetevjecar ndarjen nga ish-Jugosllavia dhe se fundi mori edhe ftesen per marrjen e statusit per anteresim me BE-ne.
Sali Berisha eshte ende edhe pse duhet te kishte ikur i pari prej tyre. Ne menyre peblishitare keshtu e kishte vendosur populli 14 vite me pare kur e rrezoi me revolta te dhunshme qe rrenuan vendin.
Por ate qe nuk arriti ta bente vete me qendresen e armatosur ndaj qeverive te majta si ne 13-14 shtator 1998 dhe me pas ne vitet 2000 ia beri dhurate keqqeverisja e drejtuar nga kryeministrat e majte.
Ne vitin 2005 kur shqiptaret iu drejtuan kutive te votimit Berisha vinte me slloganin me duar te pastra. Shqiptaret votuan kunder atij qe ishte cilesuar kleptokrat dhe mafioz nga opozita e Sali Berishes. Rikthimi ne pushtet nuk e beri me te mire as qeverisjen e Berishes as Shqiperine.
Ne vitin e peste te qenies se tij ne krye te vendit bilanci i vendit eshte i zymte bizneset me fitimprurese ne vend kane qene dhe mbeten gerdecet. Qeveria shqiptare ishte investuar e gjitha ne trafikimin multimilioner te armatimeve dhe municioneve nen petkun e frontit antiterror ndaj dhe u sajua punishtja vrasese ne Gerdec.
Biznesi me i rendesishem ne vend gjate qeverisjes se Berishes ka qene ajo fitimprurese dhe me pasoja fatale per vendin. Vendi eshte baze e industrise ndotese te cimentos te ngritur ne vendet me turistike.
Qeveria ka ne plan ndertimin e dhjetra impianteve te perpunimit te plehrave qe do te sillen nga jashte. Berisha ka premtuar te shnderroje vendin ne nje fuqi berthamore edhe pse ka shume pak besim per siguri ne vendin me te pasigurte te Ballkanit. Biznesi fitimprures i import-eksportit te energjise elektrike ka qene me pasoja tragjike per shume shqiptare.
Ne harkun e nje viti ultesira e nenShkodres eshte permbytur pese here duke shkaterruar jetet dhe bizneset e mijera banoreve dhe nuk ishin shkaqet natyrore por babezia e qeverise per te mbledhur sa me shume uje neper basene per eksport energjie.
Mbeshtetesit
Sponsoret me te medhenj politike per rikthimin ne pushtet dhe cimentimin e tij paradoksalisht kane qene lideret e te majtes. Prej vitit 1999 kur Fatos Nano dha doreheqjen nga posti i kryetarit dhe per ta rimarre serish me votat e kongresmeneve ne po ate vit PS-ja u shnderrua ne nje han me shume porta.
Ndarja e partise qeverisese ne klane prodhoi edhe krizen e dimrit 2001-2002 kur Ilir meta u detyrua te jepte doreheqjen. Deri ne korrik 2003 kur Meta do te largohej per te krijuar me pas LSI-ne qeverisja ishte ne kaos. Percarjeve mes te majtes iu shtuan edhe akuzat per korrupsion galopant nga ana e kryeministrit Nano.
Protestave Nano ik ne 2004 iu bashkuan edhe LSI dhe shoqeria civile duke e izoluar gjithnje e me shume qeverine Nano. Perballe nje te majte te percare Sali Berisha qe premtoi nje qeverisje ndryshe arriti te fitoje zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
Percarja e te majtes do te evitohej ne zgjedhjet vendore te 18 shkurtit 2007 por do te perseritej per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duke iu shtuar manipulimeve flagrante me fletevotimet qe po digjen buze lumit Erzen.
Pas zgjedhjeve te fundit parlamentare partia e drejtuar nga Edi Rama u vu nen shtetrrethimin e pushtetit Berisha.
Lideri i PS-se harxhoi shume energji per te ruajtur postin e kryetarit investimet publike te bashkise se Tiranes sic ishte rasti i investimit ne Sheshin Skenderbej fondet e buxhetit te shtetit per pushtetin vendor te PS-se shtepine e nje deputeti ne Peze apo pallatin e kunatit ne Tirane imunitetin e deputeti Beqja dhe te tjera aksione ditore.
Por jo voten e 28 qershorit edhe pse ishte premtuar publikisht edhe pse ishte kryer nje greve urie 19 ditore edhe pse ishte zotuar se ato do te hapeshin per te dale e verteta ne driten e diellit.
Opoziten e drejtuar nga Rama nuk e tronditi djegia provokative te fleteve te votimit tre dite me pare dhe as burgosja e materialeve zgjedhore ne Arkivin e Shtetit veprime qeveritare qe i japin fund zbardhjes se te vertetes se 28 qershorit 2009. Sali Berisha eshte shume komod me kete lloj opozite dhe do te jete kryeminister sa te doje edhe duke e pranuar Edi Ramen si kryetar bashkie.
Duke treguar se PS-ja realisht nuk ka qene dhe nuk eshte aq e vuajtur ne opozite sepse realisht ka pushtetin vendor.
Sipas nenit 86 pika 1 te Kushtetutes presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit.
Prej korrikut 2007 kur ai u zgjodh me votat e PD-se dhe gjashte deputeteve socialiste nanoiste si kryetar shteti ai de jure eshte shkeputur nga anetaresia e PD-se. Pas mese tre vitesh ai nuk ka arritur te dale mbi palet te pakten mbi kryetarin e PD-se dhe te qeverise. Ne shume raste te renda ne historine e vendit roli i presidentit ka munguar.
Pas tragjedise qeveritare ne Gerdec ne 15 mars 2008 presidenti nuk mblodhi as Keshillin e Sigurise Kombetare edhe pse akti ishte goditja me e rende qe kishte marre vendi prej viteve 1997-1998 ku serish autori ishte Berisha.
Kjo nuk ndodhi as kur ne media u denoncua pakti detar per shitjen e mbi 350 km katrore ujera detare te Shqiperise per Greqine nga qeveria Berisha. Nuk ndodhi as kur ne nentorin e kaluar u permbyt per te pesten here Shkodra dhe ultesira veriperendimore.
Une flas me dekrete eshte shprehja e preferuar e presidentit por edhe pse ka rrezuar disa dekrete antikushtetuese me te tjeret qe kaluan qeverisja eshte e kenaqur. Roli i tij ishte premtuar ne zgjidhjen e krizes politike por pervec takimeve ne shkurt 2010 presidenti iu shmang ndermjetesimit ne ngercin politik.
Para se te mbyllej viti 2010 ne 29 dhjetor Berisha i perseriti prokurores se pergjithshme frazen me te cilen kishte shkarkuar pararendesin Thedhori Sollaku. Fle mbi dosjet ishte akuze e rende per ate qe ishte prezantuar si Silvia Konti e qe do te behej gogoli i korrupsionit ne vend.
Ina Rama drejton organin qe ligjerisht ushtron ndjekjen penale si dhe perfaqeson akuzen ne gjyq ne emer te shtetit dhe qe ka per qellim qe para drejtesise te vihen nje numer sa me i madh personash qe kane kryer vepra penale.
Akuza e Berishes per te qendron Dy ministrave iu hoq imuniteti por ata jane serish ministra. Nje ish-zevendesminister shkoi ne burg pak muaj dhe sot ka nje post te larte. Ne burg kane perfunduar disa hajdute xhepash te fondeve publike edhe pse kohe pas kohe shtohen dosjet me akuza per qeveritaret apo njerezit e lidhur me ta.
KQZ-ja eshte organi te cilit eshte besuar vrasja e provave te masakres zgjedhore te 28 qeshrorit 2009.
Arben Ristani kryetari i KQZ mbylli keshtu nje proces qe ishte treguar si me e deshtuari ne historikun e palavdishem te kryetareve qe kane drejtuar KQZ-ne nder vite. Ndersa misioni i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte pergatitja mbikqyrja drejtimi dhe verifikimi i te gjitha aspektet qe kane te bejne me zgjedhjet relisht ne zgjedhjet e fundit organi eshte perdorur per pranuar manipulimin e votave zhdukjen e provave te vjedhjes masive dhe certifikimit te nje rezultati joreal.
Qeverisja Berisha ka thyer edhe rekordet e zeza te shperdorimit te fondeve publike te lena nga qeverisja e ish-kryeministrit Nano. Zyrtarisht Kontrolli i Larte i Shtetit eshte institucioni me i larte i kontrollit ekonomik e financiar dhe i nenshtrohet vetem Kushtetutes dhe ligjeve.
Objekt i punes se tij eshte rritja e rolit dhe kontributit ne drejtim te mireadministrimit te financave publike nepermjet kryerjes se kontrolleve cilesore dhe raportimit mbi rregullshmerine dhe efektivitetin e perdorimit te te gjitha burimeve financiare shteterore ne te mire te shtetit dhe publikut ne teresi. Institucioni i drejtuar nga Robert eku eshte mjaftuar me raportimet sistematike per shumat e shperdoruara ne vite nga qeveria ndersa kjo e fundit thjesht i ka shperfillur.
Sherbimi Informativ Shteteror deri me sot ka patur mision marrjen e ndonje fondi shtese per shpenzimet operative. Institucioni i drejtuar nga Bahri Shaqiri ligjerisht duhet te jete i afte te furnizoje me inteligjence organizmat dhe figurat shteterore te ngarkuara me Ligj ne funksion te vendim-marrjes politike dhe te sigurimit kombetar dhe te permbushe detyrimin kushtetues per ruajtjen e Sigurise dhe interesave kombetare politike e ekonomike.
SHISH ka qene inekzistent ne raste flagrante te cenimit te sigurise kombetare ne vend si ne rastin e Gerdecit apo te Paktit detar me Greqine. Dalja e vetme mediatike ishte vjet kur qeveria kerkoi te ndryshonte ligjin per SHISH te kundershtuar nga NATO dhe ish-ambasadori amerikan Withers apo ne prag te miratimit te projekt-buxhetit 2011.
Lamtumire ambasadore luftarake
Nuk ka me deklarata te prera veprime energjike apo tone te ashpra ndaj keqeverisjes. Nuk ka me ambasadore si ai amerikan Uidhers ai i OSBE-se Robert Bosch apo ai i KE-se Helmut Lohan.
Mbaruan mandatet e tyre por edhe qendrimet kritike per qeverine e Sali Berishes i cili prej vitit 1992 kur erdhi ne pushtet ka patur marredhenie te acarta me shume prej kancelarive te huaja.
Media sa pak zera kunder
Dikur Berisha akuzonte Ramen Nanon apo Meten si bleres te mediave per ti mbyllur gojen opozites. Sot jane te pakta mediat ne Shqiperia qe bejne gazetarine kritike per qeverisjen. Media ne lulezim eshte ajo proqeveritare ato kunder tij jane shtyre ne kufijte e ekzistences dhe nen presione te vazhdueshme per te mbyllur gojen.
Shoqeria civile Po proqeveritare
Ne 2004 shoqeria civile bente spektakel para selise se qeverise shqiptare duke veshur vajzat me vello per te ironizuar bashkeshorten e Nanos bente show per te denoncuar importimin e plehrave nga Italia apo ndertimin e Petroliferes. Kohe te shkuara. Tani eshte qeveria qe financon shoqeron civile dhe kushti per to eshte te jene...proqeveritare.
Sali Berisha
Pas dy dekadash ne politike ai eshte politikani absolut qe kontrollon gjithcka eshte shefi i Ekzekutivit pa te cilin nuk mund te behet asnje pune dhe pa miratimin e tij askush nuk mund te preke nje tulle edhe pse mund te jete autonom nga qeveria eshte menaxheri i te gjitha bizneseve.
Dhe ketu eshte merita e tij. Ka arritur te riktheje kultin e njeshit te jete autokrati me i thekur i shitur si demokrati i flakte ne syte te botes dhe keto funksione ti ushtroje ne vendin ku per 45 vite sundoi diktatura me e eger komuniste dhe ku shqiptaret ishin shtetasit me te skllaveruar te ish-Lindjes Komuniste.
Edi Rama
Lideri i PS-se harxhoi shume energji per te ruajtur postin e kryetarit investimet publike te bashkise se Tiranes sic ishte rasti i investimit ne Sheshin Skenderbej fondet e buxhetit te shtetit per pushtetin vendor te PS-se shtepine e nje deputeti ne Peze apo pallatin e kunatit ne Tirane imunitetin e deputeti Beqja dhe te tjera aksione ditore.
Bamir Topi
Prej korrikut 2007 kur ai u zgjodh me votat e PD-se dhe gjashte deputeteve socialiste nanoiste si kryetar shteti ai de jure eshte shkeputur nga anetaresia e PD-se. Pas mese tre vitesh ai nuk ka arritur te dale mbi palet te pakten mbi kryetarin e PD-se dhe te qeverise. Ne shume raste te renda ne historine e vendit roli i presidentit ka munguar.
Bahri Shaqiri
SHISH ka qene inekzistent ne raste flagrante te cenimit te sigurise kombetare ne vend si ne rastin e Gerdecit apo te Paktit detar me Greqine. Dalja e vetme mediatike ishte vjet kur qeveria kerkoi te ndryshonte ligjin per SHISH te kundershtuar nga NATO dhe ish-ambasadori amerikan Withers apo ne prag te miratimit te projekt-buxhetit 2011.
Fatos Nano
Percarjeve mes te majtes iu shtuan edhe akuzat per korrupsion galopant nga ana e kryeministrit Nano. Protestave Nano ik ne 2004 iu bashkuan edhe LSI dhe shoqeria civile duke e izoluar gjithnje e me shume qeverine Nano. Perballe nje te majte te percare Sali Berisha qe premtoi nje qeverisje ndryshe arriti te fitoje zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
Ilir Meta
Prej vitit 1999 kur Fatos Nano dha doreheqjen nga posti i kryetarit dhe per ta rimarre serish me votat e kongresmeneve ne po ate vit PS-ja u shnderrua ne nje han me shume porta.
Ndarja e partise qeverisese ne klane prodhoi edhe krizen e dimrit 2001-2002 kur Ilir meta u detyrua te jepte doreheqjen. Deri ne korrik 2003 kur Meta do te largohej per te krijuar me pas LSI-ne qeverisja ishte ne kaos.
Ina Rama
Fle mbi dosjet ishte akuze e rende per ate qe ishte prezantuar si Silvia Konti e qe do te behej gogoli i korrupsionit ne vend. Akuza e Berishes per te qendron Dy ministrave iu hoq imuniteti por ata jane serish ministra.
Nje ish-zevendesminister shkoi ne burg pak muaj dhe sot ka nje post te larte. Ne burg kane perfunduar disa hajdute xhepash te fondeve publike edhe pse kohe pas kohe shtohen dosjet me akuza per qeveritaret apo njerezit e lidhur me ta.
Robert eku
Qeverisja Berisha ka thyer edhe rekordet e zeza te shperdorimit te fondeve publike te lena nga qeverisja e ish-kryeministrit Nano. Institucioni i drejtuar nga Robert eku eshte mjaftuar me raportimet sistematike per shumat e shperdoruara ne vite nga qeveria ndersa kjo e fundit thjesht i ka shperfillur.