E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronikë/Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burgim të përjetshëm Aldo Baren

16-07-2012 / Gazeta 55

10 vite burg për të penduarin “Bandës së Durrësit”, Adriatik Colit

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi burgimin e përjetshëm për Aldo Baren. Trupi gjykues ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të krimeve të rënda e cila e shpalli fajtor  Aldo Baren (Alfred Shkurtin) për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale. Për secilën nga këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg, por në bashkim të dënimeve, kreu i bandës së Lushnjes u dënuar me burgim të përjetshëm. Çështja e Aldo Bares u rikthye për rigjykim në Gjykatën e Apelit tek Krimet e Rënda nga ana e Gjykatës së Lartë, e cila kishte parashikuar disa detyra për Apelin e Krimeve të Rënda, detyra të cilat nuk u morën parasysh nga gjyqtarët e apelit të Tiranës të deleguar për çështjen Bare. Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda u shpall me dyer të mbyllura ku nuk u lejuan të futeshin jo vetëm kamerat por as gazetarët. Trupi gjykues me gjyqtarët Hysni Demiraj relator, Gramoz Levanaj, Fiqeret Mullaj, Valdete Hoxha dhe Metush Saraçi edhe pse në kundërshtim me ligjin nuk kanë dhënë asnjë sqarim për gazetarët të cilët kërkuan që trupi gjykues të dilte me vendim për mos lejimin e gazetarëve në sallë ashtu siç parashikohet në ligj.
Ndërkohë 10 vite burg për të penduarin e “Bandës së Durrësit”. Ky është vendimi i dytë i Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Adriatik Colit.  Gjykata dha vendim për vrasjen e dytë të kryer nga Coli, ekzekutimin e Ali Kërtushës, ndërsa vrasja e parë Adriatik Coli është ajo e Enver Petkut, i vrarë në vitin 2000 në qytetin e Durrësit.  Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg por nga gjykimi i shkurtuar Coli përfitonte uljen e 1/3 së dënimit dhe me statusin e të penduarit përfundimisht është kërkuar dënimi I tij më 10 vite burg.  Krimet e Rënda kanë dhënë dy dënime me nga 10 vjet heqje lirie për të penduarin e bandës së Durrësit, në total Coli do të duhet të vuajë një dënim prej 20 vjet heqje lirie ndërkohë burime konfidenciale të “abc neës” bëjnë të ditur së sapo vendimi të marrë formë të prerë Adriatik Coli do t’i kërkojë gjykatës bashkimine  dënimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›