“Ligjet” miratojnë rezolutën për raportin e KQZ, PS akuza Ristanit
PD: Rezoluta e KQZ synon gjuhë të ekuilibruar
Komisioni i Ligjeve ka miratuar rezolutën për raportin vjetor për Komisionin Qendror Zgjedhor. Kjo rezolutë u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita refuzoi të jepte votën pro saj. Në argumentim e tyre socialistët nënvizuan se raporti ishte në kundërshtim me ligjin. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij në këtë seancë u shpreh se “raporti i KQZ-së ishte në kundërshtim me ligjin, ndërkohë që as kryetari i KQZ-së nuk erdhi të raportojë në komision”. Për më tepër që sipas tij, askush nuk është dënuar për shkatërrim zgjedhjesh.
Në kundërpërgjigje të këtyre pretendimeve kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali argumentoi se “rezoluta e KQZ synon një gjuhë të ekuilibruar”.