E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu paraqet kredencialet

07/12/2010Permbytjet SHBA-te te gatshme te ndihmojne Shqiperine

Ambasadori i ri i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Armando Arvizu eshte pritur dje nga Presidenti i Republike s Bamir Topi me rastin e paraqitjes se letrave kredenciale. Kryetari i shtetit i shprehu fillimisht ambasadorit Arvizu mbeshtetjen e plote institucionale per permbushjen me sukses te detyres se tij diplomatike ne vendin tone ndersa ambasadori Arvizu garantoi se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet mes dy popujve te thellohen me tej. Presidenti pasi vleresoi mbeshtetjen e SHBA-ve ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah tyre ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote. Me tej Presidenti beri nje panorame te zhvillimeve ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet e shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj. Ndersa ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine. Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - tha ai. Arvizu po dje i telefonoi kryeministrit Berisha te cilit i shprehu mbeshtetjen dhe gatishmerine e SHBA-ve per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi nga permbytjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›