Burgu 313 vendosen tela te muri ku u arratis Markaj
Me ne fund do te duhej arratia e 20-vjecarit Markaj qe paraburgimi 313 te merrte masat per te vendosur tela te pjesa e murit qe kaperceu i paraburgosuri. Keto jane masat qe ka marre drejtuesi i ri i ketij paraburgimi ndersa ne te ndodhen te paraburgosur te akuzuar per krime mjaft te renda. Kjo nuk eshte e vetmja mase e ndermarre pasi me pare u nderruan drejtuesit e paraburgimit duke u emeruar drejtori Saimir Mulgeci. Nderkohe gjykata ka liruar dy personat e arrestuar per kete ngjarje perkatesisht shefin e sigurise se paraburgimit dhe specialistin e sigurise me argumentin se ngjarja nuk ka ndodhur per faj te tyre. Pese punonjesit e ketij burgu do te hetohen tashme ne gjendje te lire.