E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti pret grate e persekutura

07/12/2010Te mos harrojne cka kaluar shoqeria shqiptare

Presidenti i Republikes Bamir Topi dhe Zonja e Pare me rastin e 20-vjetorit te nderrimit te sistemeve priten dje nje perfaqesi te grave te perndjekura gjate periudhes se diktatures komuniste ne shenje respekti e vleresimi per qendresen vetemohimin dhe mesazhet e paqes. Kreu i shtetit ne fjalen e tij shprehu vleresim dhe falenderim per familjaret e ketyre grave te cilet luftuan edhe ne ato kohe shume te veshtira per demokraci per lirine e fjales. Shume prej tyre keto i kane bere jo ne menyre te fshehur i kane bere drejtperdrejt i kane bere nepermjet nje veprimi shume kurajoz intelektual. Nje pjese e tyre kane qene dhe mbeten ne altarin e kombit si elita intelektuale e kombit. Vepra e tyre nuk eshte thjesht ajo qe percillet goje pas goje por eshte vepra intelektuale qe ata kane lene me doren e tyre - theksoi Topi. Referuar kohes se sotme kreu i shtetit tha se shoqeria shqiptare ka nevoje te reformohet vazhdimisht. Bashke me nevojen per ndryshim ka nevoje per emancipim. Sa me shume te kaloje koha aq me shume njerezit duhet te behen te vetedijshem se duhet te kujtojne. Femijet duhet te jetojne duke u edukuar per ate qe kane kaluar prinderit kane kaluar familjet ka kaluar shoqeria perndryshe e ardhmja e tyre do te jete shume siperfaqesore. Do te mesohen vetem me komoditetin e jetes dhe nuk do te dine asnjehere te kuptojne se si eshte ndertuar kjo banese qe quhet banesa e demokracise - vijoi Presidenti. Perfaqesia e grave te persekutuara kerkuan nga shteti perkrahjen e te persekutuarve perkrahjen e inteligjences te njerezve te integruar. Ne te persekutuarit dime te falim por nuk harrojme - tha Vilheme Vranari

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›