Super-Anglia nenshtron Suedine
Anglia ka fituar me rezultatin 3-2 përballë Suedisë, në atë që ishte ndoshta sfida më e bukur deri në këtë fazë të Euro 2012. Ndeshja u shty për 15 minuta, për shkak të sfidës së mëparshme të Grupit D ndërmjet Francës dhe Ukrainës, por kjo nuk ka ndikuar aspak te loja.
Përkundrazi dueli në Kiev ka qenë i jashtëzakonshëm, me dy skuadra që kanë luajtur me ball të hapur, rreth 20 raste për shënim dhe pa asnjë minutë pushim për të marrë frymë. Edhe më e bukur ka qenë mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, me Anglinë që kaloi në avantazh në të 23-tën me Endi Keroll.
Sulmuesi, i cili ishte ndryshimi I vetëm në formacionin e Roi Hoxhson, duke zënë vendin e Okslejd Çambërlejn e ka justifikuar maksimalisht besimin, duke dërguar me potencë në rrjetë një top të harkuar nga Xherard.
Suedia ka tentuar të reagojë, por Ibrahimoviç dhe Kallstron nuk kanë gjetur rrjetën në pjesën e parë. Barazimi ka ardhur në fillimin e fraksionit të dytë të lojës dhe protagonist ishte një mbrojtës. Olof Melberg që në të 49-tën, pas zhvillimeve të një goditje dënimi, shfaqet i vetëm në zonë dhe goditja e tij devijohet në rrjetë nga Glen Xhonson. I pafat lojtari anglez që tentoi deri në fund të evitonte golin.
Anglia vuan goditjen dhe skandinavët marrin lojën nën kontroll, madje duke shënuar edhe rrjetën e avantazhit të përkohëshëm 2-1, me protagonist sërish Melberg. I pambuluar në zonë, mbrojtësi 34-vjeçar shënon dhe Suedia krijon iluzionin e tre pikëve.
Por, Anglia kundërpërgjigjet, madje shumë shpejt. Në të 64-tën shifrat parazohen nga Teo Uollkot. I aktivizuar vetëm prej tre minutave, sulmuesi I talentuar lëshon një predhë nga jashtë zone që frenohet vetëm nga rrjeta.
Edhe më spektakolar goli i fitores së “Tre Luanëve” në minutën e 78-të, me Uollkot që shkëputet bukur nga e djathta dhe harkon në qendër, aty ku Deni Uellbek ka realizuar një gjest të shkëlqyer teknik, duke e dërguar topin me thembër në rrjetë, edhe pse ndodhej me shpinë nga porta.
Me këtë fitore emocionuese, Anglia barazon Francën në krye të Grupit D me 4 pikë, e tashmë do të luajë kualifikimin kundër Ukrainës, që ka tre pikë. Zhgënjyese ecuria e Suedisë, që renditet e fundit me zero pikë në tabelë.