E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruger: “Nuk martohem prapë, pa mbushur 60 vjeç”



Aktorja 33-vjeçare Diane Kruger është zotuar se ajo kurrë nuk do të martohet më kurrë. Bukuroshja është aq e trishtuar nga martesa e saj e parë e dështuar, me aktorin francez Guillaume Canet, që përfundoi në vitin 2006, sa kurrë nuk do të mendojë të lidhë kurorë me të dashurin e tashëm Joshua Jackson, së paku jo deri në moshën 60 vjeçare. “Jam me Josh për tri vite. Jetojmë së bashku në Nju Jork. A do të bëjmë diçka më shumë? Nuk e di. Pas tri vitesh është natyrale të bësh diçka. Nuk them për martesë, por fëmijë po. Edhe pse jo për momentin”, ka thënë aktorja. “Kurrë nuk do të martohem sërish. A është e rëndësishme një pjesë letre të cilën e nënshkruani? Kjo nuk është e rëndësishme. Do të martohem me Josh në moshën 60-vjeçare, nëse do të jemi së bashku”, ka shtuar Kruger.

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›