E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguilera gjen mënyrën për të shmangur paparacët



Këngëtarja e muzikës pop Christina Aguilera ka gjetur një mënyrë të re për t’i shmangur fotografët; ajo ka vendosur një studio incizuese në shtëpinë e saj. Hitbërësja e këngës “Genie in a Bottle” është vazhdimisht e ndjekur nga paparacët që nga fillimet e karrierës së saj, ndaj, për t’i shmangur ata, ajo ka instaluar një studio në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku paparacët kanë mundësi të pakta për të nxjerrë fotografi. “Jemi vendosur në shtëpinë tonë të re para një viti, mirëpo qëkur fillova të punoj në albumin e ri, kam vendosur një studio në pjesën e pasme... dhe është shumë e përsosur për mua, që vetëm zgjohem në mëngjes vishem thjeshtë dhe hy në studio... Kështu, mendoj se paparacët janë hidhëruar shumë me mua”, është shprehur këngëtarja.

Paditen agjentët e 50 Cent

Agjentët e reperit 50 Cent janë paditur nga promovuesit gjermanë të koncerteve të këngëtarit, të cilët kërkojnë 125.000 dollarë dëmshpërblim për një koncert, i cili asnjëherë nuk është mbajtur.
Shefat e kompanisë “Major Movez” njoftojnë se kishin arritur marrëveshje me agjentët e 50 Cent për organizimin e një koncerti, i cili duhej të mbahej këtë verë në Graz të Austrisë. Sipas TMZ.com, koncerti nuk është mbajtur, ndërsa agjentët e reperit nuk ia kanë kthyer paratë kompanisë “Major Movez”, drejtuesit e së cilës tani kanë ngritur padi për të kthyer paratë e tyre dhe i akuzojnë agjentët e 50 Cent për prishje të kontratës.

3 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›