E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruj, banort e Thumans prleshen me policin

Përleshje mes banorëve të fshatit Thumanë të Krujës dhe forcave policore. Situata është tensionuar pas mbërritjes se fadromave për prishjen e disa banesave me qëllim zgjerimin e autostradës.

Forca të shumta policie nga Tirana kanë qenë të pranishme në zonë, ndërkohë që disa prej banorëve janë futur edhe nën fadroma për të mos lejuar zbatimin e urdhërit për prishjen e ndërtesave. Ata pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë qindarkë dëmshpërblim.

Banorët kërkojnë nga qeveria që t'i japë zgjidhje kësaj situate, ndërkohë kjo nuk është hera e parë e protestës së tyre, pasi kujtojmë se ata kanë bllokuar edhe herë të tjera autostradën Fushë-Krujë-Lezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›