E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë- 34-vjeçari plagos me sëpatë bashkëshorten, në gjendje kritike

Krujë- Një tjetër krim makabër në familje është rregjistruar mesditën e sotmë në qytetin e Krujës teksa një burrë ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij.

Policia e Krujës bën me dije se 34-vjeçari Bashkim Zogu ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij, 21-vjeçaren Flutura Zogu.

Viktima është dërguar në spital dhe mësohet se është në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që nuk njihen ende motivet që kanë çuar bashkëshortin në një veprim të tillë ekstrem.

Ngjarja vjen pak ditë pas ngjarjes në Durrës ku burri i çau kokën me çekiç gruas së tij në sy të fëmijëve të mitur.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›