Kryeministri i Bullgarise Boiko Borisov vizite ne Tirane

Të hënën mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare dyditore kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov. Ceremonia e pritjes nis në orën 11.00 në selinë ë Këshillit të Ministrave, ku pas takimit kokë më kokë mes dy kryeministrave dhe bisedimeve mes delegacioneve, do të nënshkruhen dy marrëveshje. E para ka të bëjë me programin ndërmjet dy qeverive në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës për vitet 2012-2014”, ndërsa marrëveshja e dytë është për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve. Firmosja e dy marrëveshjeve do të pasohet me konferencën e përbashkët për shtyp mes dy homologëve, Berisha Borisov. Vizita e kryeministrit bullgar do të vijojë më tej me një takim të tij me Kryetaren e Kuvendit, Topalli. Pasdite dy kryeministrat do të mbajnë fjalë përshëndetëse në forumin ekonomik Shqipëri-Bullgari. Në ditën e dytë të vizitës së kryeministrit bullgar në Tiranë do të ketë një ceremoni të vendosjes së Kurorës për nder të të rënëve në Monumentin “ Nënë Shqipëri” dhe më pas Borisov do të takohet me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha