E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu çam drejt falimentimit, Rama: Do zerojmë taksën e biznesit të vogël

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar paraditen e së dielës takime me tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre tek tregu Çam.

Rritja drastike e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, ishin disa nga shumë shqetësimet e tregtarëve. Por dhe listat apo siç u shprehën vetë ata realiteti ku “paguajmë taksat me borxhe”, dhe “nuk bëjmë xhiro sa ç’bënim fitim para disa vitesh”-  është i papërballueshëm.

“Ka rënë në zero fuqia blerëse,  nuk arrijmë të mbajmë familjen dhe nuk nxjerrim dot bukën e gojës – thotë një zonjë me lot në sy. Pamja e tregut çam, dikur një nga më të frekuentuarit e kryeqytetit të dhimbset. Dyqanet kryesisht  janë me qepena ulur, tregtarët të rrënuar luajnë domino duke pritur nga qielli. “Biznesi i vogël po falimenton” – ripërsërisin ata njëzëri tejet të shqetësuar.

E vërteta është se sot biznesi i vogël në Shqipëri po jeton një krizë dramatike dhe se kriza e përgjithshme rëndon më shumë se kudo tjetër mbi ekonominë familjare të ndërtuar mbi biznesin e vogël. Edi Rama u premtoi tregtarëve rivitalizimin e  biznesit të vogël duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël. Sipas tij edhe konkurenca e pandershme e bizneseve të pa liçensuara dhe gjobat pa fund po e dëmtojnë rëndë biznesin e vogël.

Momenti kritik që po kalon vendi dhe ekonomia shqiptare kërkon politika të reja dhe të qarta duke filluar nga një politikë tërësisht të re për taksat. Për Partinë Socialiste, zerimi i taksës së biznesit të vogël është një emergjencë ekonomike pasi Rilindja shqiptare kalon përmes rimëkëmbjes së ekonomisë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›