Kryeministri inspekton plantacionin e ullinjve ne Gose Kavaje
Në kuadër të njërit prej projekteve më ambicioze të qeverisë për shndërrimin e Shqipërisë në vend të zhvilluar, ai i mbjelljes së ullinjve, Kryeministri Berisha inspektoi plantacionet e ullirit në komunën e Gosës të Kavajës, i shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 40 hektarësh në të cilin janë mbjellë mbi 12.000 rrënjë ulliri të moshave të ndryshme. Gjatë këtyre viteve qeveria ka subvencionuar rreth 9 mijë hektar ullinj në mbarë vendin dhe se 30 mijë hektarë ullinj janë mbjellë sëbashku me ato që ka subvencionuar qeveria. Fondet në vitet që vijnë do të shkojnë drejt trefishimit garantoi fermerët kryeministri
"Në këto vite ne kemi bërë gjithçka që projektet e mëdha kombëtare të ullirit, të arrorëve, drurëve frutore të ecin me shpejtësi të madhe. Ne besojmë se potencialet tona janë shumë të mëdha. Ne kemi një potencial për të arritur shumë shpejt në 20 milion rrënjë ullinj nga 4.2 milion që kishim pak vite më parë. Kemi një potencial për të ecur më pas me 50 milion rrënjë ullinj në të gjithë zonën ku bëhet ulliri në Shqipëri dhe për tu bërë një prodhues i konsiderueshëm, për të kapur së pari tregun shqiptar dhe tregun rajonal", u shpreh Berisha.
200 mijë dollarë janë mbjellë është fondi prej të cilit kanë përfitura 100 fermerë të kësaj zonës, për të mbjellë me rrënjë ulliri 70 hektar. Ndërsa në qarkun e Tiranës gjatë viteve 2007 - 2012 nga subvencionet e qeverisë kanë përfituar rreth 1500 fermerë me një fond prej mbi 3 milionë dollarësh. Kryeministri theksoi se vitet që vijnë do të intensifikohen investimet në kultura, në rraca, në përpunim, në industri dhe në vaditje, në funksion të objektivit që bujqësia shqiptare të ngrihet në nivelet më të larta me vendet Europiane. Kjo është alternativa jonë, theksoi kryeministri, përkundrejt alternativës së akuzës që ka zgjedhur opozita.
"Ne mbjellim ullinj, shoku akuzon, ne ndërtojmë shkolla, shoku turfullon dhe akuzon, ne ndërtojmë rrugë, qahet dhe akuzon, ne ndërtojmë kanalizime e ujëslljellësa dëshpërohet dhe akuzon, akuzon dhe vetëm akuzon, nuk di çfarë thotë. Përgjigja jonë është, shoku akuzator vazhdo akuzat, ne do vazhdojmë veprat, do vazhdojmë punën do të mbjellim ullinj, do ndërtojmë rrugë, do ndërtojmë shkolla, do të ndërtojmë kanalizime, do të ndërtojmë ujësjellës. Ne do të bëjmë çdo ditë, do të shënojmë një hap tjetër të rëndësishëm në ndryshimin e këtij vendi në ecjen e tij drejt një vendi të zhvilluar", deklaroi Kryeministri..
Kreu i qeverisë ritheksoi dhe një herë se mandatin e ardhshëm përparësi absolute do të jetë vaditja me pika në mbarë Shqipërinë, sikundër qeveria e ka subvencionuar këtë si projekt në këtë plantacion. Kjo për të mbështetur prodhimin bujqësor që mban vendin larg krizës
Sot në tërësi kjo krizë që ka kapluar një pjesë të vendeve të zhvilluara ka një leksion të madh të mos injorohet prodhimi bujqësor, përkundrazi të bëhet gjithçka për rritjen e tij pasi është faktuar katërcipërisht se ky prodhim mund të dhjetëfishohet.
Disa muaj larg zgjedhjeve, ku forcat kryesore ballafaqojnë alternativat, mes tyre edhe ato për mbështetjen ndaj fermerëve, kryetari i mazhorancës përcolli këtë mesazh ndaj rivalit të tij në opozitë
E ftoj të vijë në këto kodra të marrë dhe penelin e tij, tek e fundit të bëjë edhe ndonjë pikturë që edhe po nuk iu shit të paktën të nxjerrë një mësim, respektin ndaj njerëzve punëtor ndaj atyre që kanë guxim të investojnë edhe këtu dhe të arrijnë rezultate si këto.
Komuna Gosë, Kavajë
Janë mbjellë 70 hektarë me ullinj
Kanë përfituar subvencion 100 fermerë
Subvencioni i përfituar, 200 mijë dollarë
QARKU I TIRANES
Subvencioni për fermerët, 3 milion dollarë
Kanë përfituar 1 500 fermerë