E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvine arrestohet njerku perdhunoi te mituren

Një 47 vjeçar është arrestuar nga forcat e komisariatit të Delvinës i akuzuar për përdhunimin e një të miture. Shtetësja me inicialet K. C është paraqitur në polici duke kallzuar faktin se para disa ditësh me vajzën e  saj  8-vjeçare është abuzuar seksualisht nga shtetasi Panajot Anagnosti, 47 vjeç banues në fshatin Krane, Delvinë, me të cilin kjo shtetase bashkëjetonte së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe një djalë. Menjëherë për këtë rast është ngritur një grup i posaçëm i cili ka kryer të gjitha veprimet hetimore  dhe ekspertizën e nevojshme mjekoligjore nga e cila ka rezultuar se me vajzën e mitur është kryer marrëdhënie seksuale. Gjithashtu mbas disa orë kërkimesh intensive, mëngjesin e së dielës është bërë është e mundur gjetja e 47 vjeçarit  në fshatin Mesopotam të Delvinës  dhe arrestimi i tij i cili ishte fshehur pas kryerjes së krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›