E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë- Gënjeu për vrasjen e së shoqes

Sefedin Doci banor i fshatit Tapizë të Krujës akuzohet se ka vrarë të shoqen Fitneten më 13 gusht të 2007. Kjo deklaratë vjen nga Prokuroria e cila pohon se ka prova të pakundërshtueshme për vrasjen. Ky pohim i Prokurorisë hedh poshtë deklaratën e familjarëve të cilët kanë deklaruar se Fitnetja vrau veten duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Provat që kanë nxitur dyshimet e Prokurorisë për vrasje të qëllimshme ka qenë deklarata e prindërve të saj, sipas të cilëve Fitnetja një ditë para vdekjes  u kishte dërguar një mesazh. Dyshimet janë sqaruar nga ekspertiza e mjekut ligjor sipas të cilës vdekja e 26-vjecares ishte shkaktuar nga bllokimi i frymëmarrjes për shkak të shtrëngimit në fyt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›