E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhulio Tremonti synon ndërtimin e centraleve bërthamore në Shqipëri.

 

Në rast se zgjedhjet e ardhshme në Itali, që priten të zhvillohen në 13 prill, fitohen nga koalicioni i djathtë, ministri i ardhshëm i ekonomisë në Itali pritet te jetë Xhulio Tremonti. Aika deklaruar se Italia do të ndërtojë centrale bërthanmorë në vendet fqinje si Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas tij kjo është mënyra se si mund të plotësohen nevojat e italianëve për energji. Vendet që lagen nga deti Adriatik, janë të hapura për ndërtimin e centraleve bërthamore, deklaroi Tremonti duke pasur parasysh edhe aspektin gjeopolotik të këtyre vendeve. Megjithatë ai ka thënë gjithashtu se nuk do të ishte e ndershmetë thuhej se ku do të ndërtoheshin këto centrale bërthamore. Por Shqipëria është një mundësi, megjithatë kjo do të kërkonte sipërmarrje të përbashkëta, të cilat do të shkurtonin kohën e ndërtimit, ka deklaruar ai. Kjo gjë mbetet për t'u parë pasi ende nuk janë bërë zgjedhjet, megjithatë koalicioni i djathtë i Silvio Berluskonit, ku bën pjesë edhe Xhulio Tremonti, pritet të jetë fitues.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›