E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni- Protesta për ndryshimin e emrit

Disa qindra maqedonas kane protestuar per ndryshimin e emrit të Maqedonisë për të hyrë në NATO. Emri i propozuar është Republika e Maqedonisë Shkup. Protestuesit thërrisnin “Maqedonia, Maqedonia”,  për të treguar se janë krenarë për vendin e tyre Maqedoninë.  Ndërkombëtarët kanë deklaruar se cështja e emrit nuk duhet të jetë pengesë për të marrë ftesën. Qytetarët protestues thonë se nuk i takon asnjë shteti tjetër për të vendosur emrin, por Greqia po shfrytezon Samitin e NATO-s për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë cështjen me Maqedoninë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›