Meta : 'LSI, ndihmë reformave për anëtarësimin në NATO'
Kryetari i LSI Ilir Meta ka deklaruar sot se forca politike që ai kryeson është e gatshme të kontribuojë në të gjitha reformat që duhen në mënyrë që të realizohet anëtarësimi i vendit në NATO. Sipas Metës vendi ndodhet para një momenti historik, siç është marrja e ftesës për në NATO, produkt i përkushtimit të popullit shqiptar ndaj vlerave që qëndrojnë në themel të kësaj aleance." Sipas tij, ftesa vjen si konkretizim i strategjisë së vetë Aleancës për të shtuar radhët e saj me vende që gjenerojnë siguri dhe kontribuojnë për paqen. Ai tha se do të ishte papërgjegjshmëri politike që realizimi i një objektivi të madh kombëtar, siç është anëtarësimi në NATO, të përdoret për interesa të ngushta partiake, pasi ky objektiv as mund të privatizohet, as nuk mund të cënohet nga demagogjia e kryeministrit se "ftesa do të vijë nga reformate kryera nga viti 2005."