E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer : ' Shpresoj që rezultati i samitit të jenë 3 ftesa.'

 

" Unë shpresoj dhe e theksoj fjalën shpresoj  që rezultati i samitit të jetë ftesë për Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë."- kështu është shprehur sektretari i përgjithshëm i NATO-s Jap de hopShefer gjatë një deklarate në Bruksel në pritje të samitit të NATOS. Sipas tij vendi që rrezikon më shumë është Maqedonia për shkak të kundërshtimit grek dhe vendosjes ndoshta të vetos nga Athina. Organizata e Kombeve të bashkuara ka propozuar një emër për Maqedoninë, por ende nuk është arritur kompromisi në Maqedoni e Greqi. Ndërkohë kreu i Aleancës është i mendimit se 72 orë mjaftojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit. Deri tani është bërë e ditur që Kroacia e ka të padiskutuar ftesën për anëtarësim të plotë. Kjo enigmë pritet të zgjidhet nesër në samitin e Bukureshtit të Rumanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›