E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenden dy trupa të pajetënë Krujë dhe në Tiranë

TIRANE- Trupi i pajetë i një 40-vjeçari është gjetur sot në ujërat e liqenit Barunit, në rrethin e Krujës.
 
Mësohet se viktima është shtetasi, Ilir Vulka, nga fshati Shkretë i Krujës, ndërsa kanë qënë pushuesit e tjerë ata të cilët e kanë pikasur trupin e pajetë.
 
Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e sapombërritur në vendngjarje policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
 
Trupi i pajetë i i viktimës është dërguar në spialin e qyteit të Krujës në pritje për t'u tërhequr nga familjarët.
 
Ndërkohë, trupi i pajëtë i një 70-vjeçari është gjetur në ambientet e banesës tij në kryeqytet.
 
Ka qenë era e keqe ajo që ka alarmuar komshinjtë e 70-vjeçarit, Ylli Çaçi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, të cilët kanë njoftuar menjëherë unformat blu që kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.
 
Mësohet se i moshuari kishte vdekur prej të paktën tre ditësh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›