Shkëndija elektrike, rrezikon arkivin e dokumentave të shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT
TIRANË- Një masë në rrjetin elektrik të ndriçimit për pak sa nuk ka shkrumbuar arkivin e dokumentave të shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 9:15 minuta në dhomën, ku arkivoheshin kartelat e pacienteve të spitalit.
Dyshimet e para janë për një masë elektrike në një nga llampat ndriçuese të neonit që ka prodhuar shkëndija të mjaftueshme për ti vënë flakën një numri të konsiderueshëm kartelash mjekësore.
Dëmi mund të kishte qenë edhe më i madh, por fatmirësisht ndërhyrja e personelit ka qenë e menjëhershme, duke shmangur përhapjen e zjarrit në ndërtesën tre katëshe.
Objekti ka 2 vjet që është rikonstruktuar, ndërsa brenda një viti ai është përfshirë dy herë nga flakët dhe në të dy rastet dyshimet bien mbi instalimet elektrike si dhe materialet e përdorura në to.
(e.m/News24/BalkanWeb)