Rama: Rilindja e ekonomisë, analizë gjendjes aktuale të financave shqiptare
Tiranë- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook flet për rrugën e rilindjes ekonomike të vendit.
“Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëve në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është ti drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutueshme në rang ndërkombëtar. Ne po përgatitemi për ta bërë këtë me të nisur nga puna”,-tha Rama.
Rama vijoi duke thënë: “Sot dua të ndaj me ju në mënyrë të përmbledhur, piketat e projektit që do të transformojë rrënjësisht sistemin e Raportimit Financiar të Sektorit Publik në Shqipëri. Dhe do ta përgatisë Shqipërinë për të jetësuar standartet europiane të kontabilitetit të sektorit publik”.