Cana dhe Sandërlendi triumfojnë ndaj Arsenalit
LONDER- E dëshironte kaq shumë këtë fitore dhe dje ia ka arritur. Lorik Cana ka dalë fitimtar në betejën personale me Arsen Venger, trajnerin e Arsenalit që në muajt e verës ngurroi t’i ofronte një kontratë. Një gol i Darren Bent në minutën e 71-të i dha fitoren Sandërlendit, që ka treguar edhe njëherë se me skuadrat e mëdha bëhet shumë më i fortë. Skuadra e Canës ka arritur të marrë pikë në “Old Traford”, të fitojë ndaj Liverpulit dhe tashmë edhe ndaj Arsenalit. Në takimet e tjera të luajtura dje për kampionatin anglez spikat fitorja 4-0 e Çelsit ndaj Ulvs si edhe triumfi 3-0 i Mançesterit ndaj Evertonit. Ndërkohë, një tjetër ndalesë për Liverpulin, që në “Anfield” nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Mançester Sitit. Ka përfunduar në barazim 3-3 ndeshja mes Hullit dhe Uest Hemit, ndërsa Bërnlei mposhti 1-0 Aston Vilën. Është rikthyer te fitorja edhe Birmingami, që pas barazimit ndaj Liverpulit dy javë më parë, këtë herë arriti të fitonte 1-0 me Fulhamnin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)