E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidink pranë largimit, Mançini drejt Rusisë

MOSKE- Zhgënjimi për mungesën e kualifikimit në Botëror dhe dëshira për t’u rikthyer në Angli, janë motivet kryesore sipas “The Guardian”, që Gus Hidink do të largohet nga drejtimi i Rusisë. Madje, për të shkuar te Çelsi i Roman Abramoviç, ku flitet për detyrën e drejtorit teknik të klubit. Tekniku holandez ka raporte të shkëlqyera me kreun e klubit londinez, që ishte një nga personat kryesorë që e bindi të merrte drejtimin e Rusisë, duke i paguar edhe një pjesë të rrogës. Me një lëvizje të tillë duket i kënaqur edhe Ançeloti. “Hidink është miku im, - tha italiani. – Mund të vijë te Çelsi dhe madje të jemi trajnerë së bashku”. Nëse Hidink largohet nga Rusia, Roberto Mançini shihet si kandidaturë për ta zëvendësuar atë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›