E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, banorët eThumanës jetojnënë cadra e kasolle

KRUJË- Kanë kaluar 3 muaj që nga shembja e banesave të tyre për zgjerimin e autostradës Fushë Krujë-Milot dhe dhjetra familje të Thumanës në Krujë tashmë vazhdojnë te jetojnë në kushte të vështira. Me cadrat e hapura dhe disa kasolle të ndërtuara me dërrasa ata kalojnë ditët e nxehta të kësaj vere, të ekspozuar në cdo moment ndaj temperaturave të larta dhe pluhurit. Banorët thonë se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet ndaj janë detyruar të vazhdojnë në këtë lagje.

Vështirësitë më të mëdha janë për të moshuarit dhe fëmijët. Madje sipas banorëve, fëmijët nuk kanë mundur të ndjekin vitin mësimor rregullisht, pasi shembja e shtëpive u kishte dëmtuar shumë objekte dhe sende.

Janë 150 banorë të Thumanës të cilët u prekën nga zgjerimi i autostardës Krujë-Milot, aksion që u krye në prill të këtij viti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›