Krujë, burri vret gruan me armë zjarri, për motive xhelozie
Një familje në Krujë ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Muharrem Rustemi ka varë me armë zjarri bashkëshorten e tij dhe ka përfunduar në prangat e policisë. Mendohet që krimi të jetë kryer për motive xhelozie
KRUJE- Krim brenda familjes në qytetin e Krujës, për motive xhelozie. Burri vret gruan e tij me armë zjarri dhe ne pak minuta ndalohet nga policia. Ngjarja që tronditi qytetin e Krujës ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në banesën private të çiftit Rustemi. Kryefamiljari Muharrem Rustemi, 57 vjeç pas nje grindje me të shoqen ka marrë një pushke 10-tëshë që e mbante në banesën e tij pa leje dhe më të ka qëlluar mbi të shoqen, 51 vjeçaren Trendafile Rustemi. 51 vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa fqinjët kanë lajmëruar policinë pas zhurmës së fortë që kanë dëgjuar. Efektivet blu të mbërritur menjëherë në vendngjarje kanë mundur të ndalojnë 57 vjeçarin Muharrem Rustemi, autor i ngjarjes së rëndë. Në vendin e ngjarjes aktualisht gjendet grupi hetimor i cili po heton për detaje lidhur mbi motivin e një krimi të tillë brenda familjes.
(O.Zh/ BalkanWeb)