E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë digjet fabrika e dyshekëve, 2 të plagosur

Dy persona janë djegur ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e një zjarri të fuqishëm, që ka shkrumbuar totalisht fabrikën e dyshekëve në qytetin e Krujës. Sipas dëshmitarvë pranë vendit të ngjarjes, personat ishin punonjës të fabrikës ndërsa janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkohë, ajo që ka shkaktuar më shumë panik tek banorët e zonës është një bombul që përmban 5 mijë litra gaz, dhe për këtë të gjitha forcat e zjarrëfikësve që kanë ardhur jo vetëm nga Kruja, por edhe nga Durrësi, Lezha etj po mundohen ta mbajnë nën kontoll në mënyrë që të evitojnë një shpërthim të mundshëm, pasoja e së cilës do të ishte katastrofike. Ndërkohë flakët e përhapura me shpejtësi kanë rrezikuar edhe banesat që ndodheshin afër fabrikës së dyshekëve, por nuk kanë mundur të shkaktojnë dëme deri tani. Nga ana tjetër, vetëm pak minuta pas rënies së flakëve, të njëjtin fat ka ndarë edhe godina e mallrave, që ndodhej ngjitur me fabrikën e dyshekëve. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se dëmi i shkaktuar në fabrikë ka qenë i konsiderueshëm. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shakaktuar edhe shume panic tek banorët e zonës, por dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›